"Meriton një lapidar si Clintoni"/ Rama i kthehet banorit: Jo jo, është ndërtim pa leje!

Politikë

"Meriton një lapidar si Clintoni"/ Rama i kthehet banorit: Jo jo,

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në Koman ndërsa është takuar edhe me banorët e zonës. Gjatë takimit një prej banorëve i ka tha Ramës se meriton të ketë një lapidar si Clinton në Kosovë, duke e lavdëruar për investimet që ka bërë në vend.

Pjesë nga biseda;

Rama: Ata kanë për detyrë të rrejnë, kush ta hajë ta hajë. Ne çfarë themi e bëjmë, por duhet durim. Jo të gjitha mund të bëhen menjëherë. Dhe jo çdo gjë që mendon që do më bo, bëhet kur do me e bo sepse dalin edhe gjëra të tjera. Tani i erdhi radha e rëndësishme ta bëjmë shkëlqyeshëm.

Banori: Kryeministër për mua si i ka bërë Kosova lapidarin Clinton, ti e meriton. Për Zotin, për atë djalë.

Rama: Jo jo, do ta lë me shkrim edhe për së vdekmi jo, për së gjalli e kam në dorë vetë sepse është ndërtim pa leje, por për së vdekmi në asnjë mënyrë.

ME TE LEXUARAT