"Mbaj mend çfarë do të të bëj"/ Kush është Ben Qimja që kërcënoi gjyqtarin e Fierit! Nisin kërkimet!

Arben Isufaj, i njohur si “Ben Qimja” është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka kërcënuar gjyqtarin e Gjykatës së Fierit.
Gjyqtari Vladimir Cjapi ka bërë kallëzim në polici pasi Isufaj e ka kërcënuar lidhur me një dosje që ai ka në ngarkim, ku i oandekur është një nga nipat e "Ben Qimes".
Bëhet fjalë për çështjen gjyqësore “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, ndërsa Isufaj i ka kërkuar që ta ndihmojë nipin e tij poe gjyqtari nuk ka pranuar.
“Mbaje mend se çdo të të bëj, edhe mushkonjat e shtëpisë do ti vras”, dyshohet të jetë ky mesazhi kërcënues që Isufaj i ka dërguar gjyqtarit.
55-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


