Megaoperacioni/ 60 shqiptarë të arrestuar për trafik droge në Spanjë, Çuçi: Hetimet nuk ndalen këtu!

Politikë

Megaoperacioni/ 60 shqiptarë të arrestuar për trafik droge

Pas finalizimit të operacionit të policisë spanjolle ku u arrestuan 107 persona pë trafik droge, një pjesë e tyre me origjinë shqiptare vjen dhe reagimi i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ai thotë se hetimet nuk do të ndalen këto pasi do të vijojë me hetimit e burimit të pasurive në Shqipëri të personave të implikuar.

“Policia Shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Spanjolle dhe atë Gjermane, me mbështetjen e EUROPOL, përmbyllën një mega-operacion në Spanjë, kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve, me origjinë shqiptare. Organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës.

Oficerë të Policisë së Shtetit operuan në Spanjë së bashku me kolegët e tyre, për çmontimin e grupit. Por hetimet nuk do të ndalen këtu, pasi do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar.


Ky është një tjetër operacion ndërkombëtar që dëshmon kapacitete në nivele të larta profesionale dhe besueshmërinë e Policisë Shqiptare.

Megjithatë jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë përpara, për të renditur Policinë e Shtetit brenda mandatit të tretë, mes Policive të vendeve europiane. Gjithashtu për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt, për të ardhmen e fëmijëve tanë”, shkruan ministri. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion