“Më tha se do e linte familjen në Shqipëri”, Rama tregon bisedën me përfaqësuesin ndërkombëtar

Politikë

“Më tha se do e linte familjen në Shqipëri”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka treguar bisedën me një përfaqësues të një organizate ndërkombëtare në Shqipëri, i cili u takua me kreun e qeverisë përpara se të largohej në një shtet tjetër për punë.

Në podkastin “Flasim”, Rama rrëfen se përfaqësuesi i tha atij se do ta linte familjen e tij këtu, pasi i biri kishte shumë dëshirë që të jetonte në Shqipëri.

Sipas kreut të qeverisë, ai i tha gjithashtu se Shqipëria është një vend shumë i sigurt, të cilin nuk dinim ta vlerësonim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më bëri përshtypje jo më larg se dje erdhi më takoi se do të largohej përfaqësuesi i një organizate ndërkombëtare këtu në Shqipëri, do të shkonte diku tjetër.

Më tha: ‘Unë familjen do ta lë këtu’. I thashë: ‘Si do ta lësh familjen këtu?’. ‘Po’, tha, ‘do e lë këtu’.

Është nga pjesa tjetër e botës, nuk është nga Europa, se s’dua të jap më shumë detaje se s’kam autorizim. Më tha që djali këtu është njeri tjetër komplet.

I thashë: ‘Sa kohë do të vazhdojë kjo punë’. Më tha: ‘Jo, jo, djali i madh është i vendosur të jetojë në Shqipëri, gruan dhe pjesë tjetër familjes do e lë për këtë periudhë, pastaj do ta shikojmë’. Tha: ‘Ju shqiptarët jeni të çuditshëm nuk e vlerësoni atë që keni dhe patjetër që keni shumë për të bërë’, por tha që Shqipëria është vend i sigurt, se si familje nuk ndihesh vetëm sepse njerëzit janë mikpritës.

 Nga pikëpamja e klimës dhe ushqimit, çmimeve nuk ka arsye për të mos e shfrytëzuar mundësinë. Këtë e shoh me shumë të huaj, një tjetër nga fusha e teknologjisë amerikane erdhi për pak ditë, dhe tani po qëndron akoma. Ka marrë shtëpi me qira, kosto e jetesës shumë me e ulët në krahasim me çfarë duhet të mbulojë atje”, tha Rama.

 

ME TE LEXUARAT