Përmbytje dhe reshje dëbore/ Front I ftohtë në Ballkan, cilat shtete pritet të godasë cikloni
Cikloni tani po formohet dhe fuqizohet pas frontit të ftohtë diku në Detin Jon dhe pritet të begatohet edhe më shumë me lagështi duke sjellur reshje të reja të cilat në disa pjesë të Evropes juglindore do të jenë mjaft intensive duke krijuar kushte për përmbytje sidomos në Greqi, por pas Greqisë reshje mjaft të dendura priten edhe në Maqedoninë Veriore, sidomos në jug të vendit, por lokalisht edhe në shumë vise tjera.
Në të gjitha viset kodrinore-malore të viseve tona priten reshje të reja bore, në Maqedoninë Veriore reshjet e borës do të jenë më intensive, por edhe malet e Kosovës do të mbushën edhe më shumë me borë gjatë dy ditëve të ardhshme. Stuhi të fuqishme dhe shtrëngata me reshje të rrëmbyeshme priten në Greqi sidomos në zonat e nënvizuara- me ngjyrë të zezë që shihen në hartën meteorologjike. Në veri të Greqisë (zonat e larta) priten shtrëngata të fuqishme dimërore me borë.
Reshje nganjëherë të dendura shiu e bore gjatë dy ditëve të ardhshme priten edhe në Kosovë dhe Shqipëri, por krahasuar me Greqinë dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut ato do të jenë më të pakta edhe pse jo për tu nënvlerësuar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Reshjet e reja do të fillojnë mëngjesin e hershëm të së Shtunës dhe në Kosovë priten reshje të reja të dendura bore, megjithatë disa ultësira (zonat më të ulëta) priten kryesisht reshje shiu e reshje të përziera. Edhe në Maqedoninë Veriore në shumë zona priten reshje bore, por ultësirat vende-vende shi e vende-vende borë varësisht nga temperatura në momentin e reshjeve.
Gjatë ditës së diele reshjet dobësohen paksa në Kosovë, por mbesin ende mjaft intensive në Maqedoninë Veriore e sidomos në Greqi.
Nga e Hëna cikloni do të dobësohet duke shkuar në drejtim të Detit Egje ku pritet të kushtëzojë reshje në jug të Turqisë, por gradualisht do të dobësohet./MeteoBallkan