Mbrojti aleatët politikë? Berisha: Fatmir Mediut i hoqëm imunitetin pas shpërthimit në Gërdec

Politikë

Mbrojti aleatët politikë? Berisha: Fatmir Mediut i hoqëm

Ish-kryeministri Sali Berisha të enjten iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratën e DASH, se ai “ka mbrojtur dhe favorizur aleatët politikë”.

Në këtë pikë, ish-Kryeministri përmendi Fatmir Mediun dhe Ilir Metën, për të cilët tha se ju ka hequr imunitetin.

“Sali Berisha është autor i heqjes së imuniteteve në këtë vend. Ish-ministri Fatmir Mediu pas ndodhisë në Gërdec i kemi hequr imunitetin. Çfarë ndërhyrje qenka kjo? Heqja e imunitetit qenka ndërhyrje?

Çfarë ndërhyrje qenka për Ilir Metën kur ai hoqi vetë dorë nga imuniteti dhe kërkoi hapjen e procesit.

Ndërhyrje është pengimi me imunitet apo mospengimi me imunitet? PD do të ndjehej në vështirësi nëse ky person nuk i adresohet një gjykate neutrale për të bërë drejtësi. Në qoftë se duam të bëjnë vetë prokurorin, vetë gjykatësin, atëherë jo, kjo nuk është”.-tha Berisha. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion