Mbledhja e parë me grupin e PD, Berisha: Shumë shpejt do kem zyrë në seli

Ish-kryeministri Sali Berisha po bën gati një zyrë të re në selinë e PD. Lajmin e dha vetë ai pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD.
“Si është gjendja e arkës në parti se kam idenë. Shumë shpejt do kem një zyrë. Do jetë një zyrë midis këtyre zyrave në seli”, tha Berisha.
Berisha u shpreh se nuk ka rëndësi se cila do të jetë zyra e tij.
“Nuk ka zyrë kryetari tani, nuk ka kryetar këtu, këtu janë zyra. Këtu zgjidhet kryetari, ajo bëhet zyrë kryetari”, tha Berisha.
Si e komentoni faktin që Basha nuk mori pjesë në mbledhje?
“Basha është anëtar ne s’e përjashtojmë. Pyeteni Bashën. Ai është anëtar i grupit parlamentar”.
"Vendimi që pretendon Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjitha ligjet e PD. Të krahasosh fituesin me humbësin, është gabim i madh. Mbledhje Grupi do ketë patjetër, është organ legjislativ i PD që do bëjë debate për gjithçka. Mendoj se është rast unik që PD të bashkohet edhe në diversitetin e saj. Ka një diversitet i cili e bën edhe më demokratike PD. Është pjesë e grupit. Pyesni Bashën pse nuk erdhi, ne nuk përjashtojmë njeri", tha Berisha.


