Mbledhja e Grupit, Berisha: Vendimi për përjashtimin tim s'ekziston!

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Berisha tha se vendimi për përjashtimin e tij është nul. Për mediat, i pyetur nëse duhet të bëjë një hap pas që t'i hapë rrugë PD të bashkohet, Berisha tha se nuk mund të krahasohet fituesi me humbësin, duke iu referuar Lulzim Bashës. Ky i fundit nuk ishte sot i pranishëm në mbledhje, ndërsa Berisha tha se ata nuk kanë përjashtuar asnjë, as Bashën.
"Vendimi që pretendon Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjitha ligjet e PD. Të krahasosh fituesin me humbësin, është gabim i madh. Mbledhje Grupi do ketë patjetër, është organ legjislativ i PD që do bëjë debate për gjithçka. Mendoj se është rast unik që PD të bashkohet edhe në diversitetin e saj. Ka një diversitet i cili e bën edhe më demokratike PD. Është pjesë e grupit. Pyesni Bashën pse nuk erdhi, ne nuk përjashtojmë njeri", tha Berisha.
Berisha: Vazhdojmë me një realitet që nuk ekziston. Vazhdimii është lule në vaj. Ajo që pretendon Alibeaj nuk ekziston, janë nul. Të krahasosh fituesin me humbësin, është një gabim i madh. Mbledhje grupi do të ketë patjetër. Grupi është organ legjislativ i PD. Unë mendoj se është rast unik që PD të bashkohet dhe në diversitetin e saj.
Alibeaj këmbëngul që me një person non grata nuk bashkepunohet
Berisha: Cilido që mendon bën zgjidhjen e tij, por demokratët kanë folur për këtë më 11 dhjetor, me 6 mars.
PD do të jetë i plotë në parlament?
Berisha: Kombinacionet Basha-Rama marrin fund se janë antiligjore. Ajo kohë merr fund. Ai kombinim ka marrë fund. Unë zgjodha anëtarësinë e partisë se po të kishte bazë do shkoja tek gjykata. I dhanë Bravës, më falni Lul Bashës, shkarkimin që meritoi. Sot nuk është këtu, Lul Basha dha dorëheqjen. Forumet janë të Kuvendit, janë Këshilli Kombëtar, i cili nuk ekziston tani se do të mblidhet kuvendi, do të zgjidhet Këshilli Kombëtar.
Keni paralajmëruar se e njihni grupin parlamentar?
Berisha: Se njoh grupin unë, nuk do të thotë se Enkelejdi është grupi. Ai mund të qëndrojë kryetar, nuk kam ndonjë kundërshtim.
Me çfarë po bëhen rregullimet në PD?
Berisha: Nuk kam asnjë dijeni por absolutisht do të bëhet transparenca. Partia ka financa por sesi është gjendja e arkës nuk kam ide.
CILA DO TË JETË ZYRA JUAJ?
Berisha: Nuk ka rëndësi, do të jetë një zyrë mes tyre. Tani për tani nuk ka zyrë kryetari.
Po takoj çdo ditë deputetë dhe kryetarë degësh me të cilët po arrijmë në mirëkuptime për vazhdimin e procesit për probleme të caktuara.
Si e konceptoni faktin që nuk mori pjesë Basha?
Berisha: Pyeteni Bashën. Ai është anëtar i grupit parlamentar, ne nuk përjashtojmë.


