Aksident në vendin e punës, humb jetën shqiptari në Itali

Aktualitet

Aksident në vendin e punës, humb jetën shqiptari në Itali

Një 62-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në kantierin e ndërtimit ku punonte. Ngjarja ka ndodhur në Itali, në Cesena.

Shqiptari me iniciale A.M humbi jetën rreth orës 12:15 të së premtes.

Dinamika e aksidentit nuk është zbardhur e plotë. Paraprakisht dyshohet se një mjet tip buldozer, i cili do të ngarkohehj në një kamion ka rrëshqitur duke e shtypur 62-vjeçarin.

Në momentin që buldozeri po lëvizte në rampa, ai papritur u përmbys dhe ra mbi shqiptarin.

Kur mbërritën ekipet e urgjencës nuk mund të bënin asgjë, pasi 62-vjeçari kishte humbur jetën.

Policia po heton shkaqet e aksidentit dhe po përpiqet të kuptojë pse rampa dështoi, a ishte pozicionuar keq apo për shkak të ndonjë defekti teknik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion