Përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve para Kuvendit

Vijon me tensione protesta e minatorëvedhe pensionistëve mëngjesin e sotëm, përpara godinë së Kuvendit.
Mësohet se protesta ka agravuar deri në përplasje fizike me pollicinë, ku një prej protestuesve nuk është ndjerë mirë, duke shfaqur probleme në frymëmarrje.
Ai është ulur përtokë, ndërsa është shprehur se ka probleme me zemrën dhe diabetin. Nga ana tjetër, një protestues tjetër dëgjohet teksa i revoltuar thotë:
“Këta nuk qenkan punonjës shteti, janë idiotë”.
Protesta e sotme, vjen pas disa tubimesh të herë pas hershme, prej ku kërkohet rritja e pensioneve dhe njohja e statusit të minatorit. Protestuesit kërkojnë të dalin përpara hyrjes së Kuvendit, por nuk lejohen nga Garda dhe efektivët e policisë.


