Luan Baçi në SPAK, deputeti demokrat, i kallëzuar nga një qytetar për fshehje pasurie

Politikë

Luan Baçi në SPAK, deputeti demokrat, i kallëzuar nga një

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se ai po hetohet për pasurinë në lidhje me një kallëzim që është depozituar në SPAK ndaj Baçit.

AI është kallëzuar nga një qytetar nga Fieri, i cili pretendon se deputeti demokrat ka fshehur pasurinë e tij, një shumë prej 800 mijë eurosh, më konkretisht një kompleks apartamentesh në qytetin e Vlorës, vlerën e të cilin Baçi nuk ka bërë deklarim.

Baçi është paraqitur i vetëm, pa shoqërimin e një avokati dhe pritet që kur të dal nga ambientet e SPAK të bëjë një deklaratë.

Ndërkohë, më herët në SPAK u paraqit dhe ish-ministri Saimir Tahiri për të dhënë sqarime për “21 janarin”. Pas daljes nga SPAK ku qëndroi për rreth një orë, Tahiri u shpreh për mediat se ka dhënë sqarime si protestues dhe si një nga kallëzuesit e ngjarjes tragjike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion