Tragjike në Greqi, fëmija 3-vjeç qëllohet me plumb në kokë, ndërron jetë në spital

Aktualitet

Tragjike në Greqi, fëmija 3-vjeç qëllohet me plumb në

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Markopulo në Greqi.

Një fëmijë 3-vjeçar i komunitetit rom ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Siç raportojnë mediat greke plumbi e kapi fëmijën në kokë. Për fat të keq i mituri nuk i mbijetoi plagëve, e për pasojë ndërroi jetë në spital.

3-vjeçari ndodhej në makinë bashkë me prindërit e tij në momentin, kur një automjet tjetër ndaloi në rrugë dhe qëlloi me armë zjarri ndaj makinës ku ndodhej i mituri.

Tragjike në Greqi, fëmija 3-vjeç qëllohet me plumb në

Nuk dihet motivi i të shtënave, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në vendngjarje u gjetën 20 gëzhoja, ndërsa nuk ka asnjë informacion për autorët.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion