Lefter Maliqi bën thirrje për protesta: Uragani popullor duhet të vërshojë kundër atyre qe blen votat dhe...

Politikë

Lefter Maliqi bën thirrje për protesta: Uragani popullor duhet të

Deputeti aktual Lefter Maliqi, ish-zv/ drejtori i Burgjeve (2017-2019 në qeverinë e PS-së) i cili hyri në Kuvend 2 vite më parë nga lista e PD-së dhe në 25 Prill kandidoi me LSI-në, por nuk fitoi në Berat, bën thirrje për protesta masive për të rrëzuar qeverinë.

“Largoni diktatorin sot neser do jetë vone.Ose te ngrihemi, ose te pranojme diktaturen; ose revolucion demokratik, ose te pranojme masakren e elektorale; ose protesta masive, ose te pranojme sundimin e krimit, oligarkeve, bandave dhe mafies qeveritare.

Ose uragani popullor te vershoje te marre perpara makinerine e miliona eurove qe blen votat, dinjitetin, te ardhmen e Shqiptareve, ose te heshtim para krimit, korrupsionit, kapjes se institucioneve. Mos bli,mos merr sherbim nga asnje kompani qe ndihmon ne instalimin e diktatures,bojkoto bizneset e oligarkeve.Ose liri e demokraci, ose nenshtrim. Koha nuk pret! Reago, ngrihu, ose hesht e ik!” shkruan ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion