KAS kalon për shqyrtim 18 kërkesa ankimore për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

Politikë

KAS kalon për shqyrtim 18 kërkesa ankimore për rezultatin e

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve verifikoi kërkesat ankimore të depozituara në KQZ nga subjektet politike lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Në përfundim të verifikimit, KAS vendosi kthimin për plotësim të kërkesave ankimore nr. 32 me objekt “Kundërshtimin e vendimit të KSHZ-së me nr. 345, datë 04.05.2021 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore, qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021” me ankues Tasim Mehmeti, kandidat për deputet, qarku Vlorë” dhe nr. 50 me objekt “Shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Tiranë” me ankues Kostaq Papa, kandidat për deputet, qarku Tiranë (ABEOK).

Nesër në orën 09:30 KAS do të nisë shqyrtimin e kërkesave ankimore të depozituara pranë KQZ nga PD, Lëvizja Socialiste për Integrim, koalicioni ABEOK dhe kandidatët e pavarur Bojken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Iljaz Shehu.

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS rezultatin për 9 qarqe ku humbën, duke i cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si masakër elektorale nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Edhe LSI pas Gjirokastrës, Beratit dhe Durrësit, ka ankimuar rezultatin në qarqet e Korçës dhe Vlorës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion