“Largohu hajdut”, Edi Paloka tenton t’u afrohet minatorëve por e përzënë

Politikë

“Largohu hajdut”, Edi Paloka tenton t’u afrohet

Minatorët ishin mbledhur për të protestuar paraditen e sotme para kuvendit ku vijoi tensioni si jashtë dhe brenda kuvendit.

Deputeti demokrat Edi Paloka u përpoq të shkonte pranë minatorëve për të dëgjuar kërkesat e tyre por këta të fundit e kanë përzënë duke iu drejtuar me fjalët: Largohu, hajdut!

Më pas Paloka u largua duke hyrë në kuvend. Minatorët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me veprime të tjera nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Ata kërkojnë miratimin e statusit të tyre në Kuvend, si dhe përmirësimin e kushteve të punës. Ata u kanë vendosur një afat prej dy javësh ligjvënësve shqiptarë dhe janë në pritje të një përgjigje. 

Nisur nga protesta e minatorëve, Bardhi tha se PD ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe kanë përgatitur një projektligj që dot të dorëzohet nesër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion