Lapaj del hapur kundër kreut të Nismës Thurje: Dajë e nip, Zeqiri dhe Endri, të cilëve u shtriva dorën, s’do marrin asnjë mandat!

Politikë

Lapaj del hapur kundër kreut të Nismës Thurje: Dajë e nip,

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt ka shprehur hapur revoltën ndaj kreut të “Nismës Thurje”, Endri Shabani, me të cilin krijoi koalicion për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

"Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem. Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.

Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë. Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon! Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta “të rinjtë”, deri dhe te ky që e futa në gji…nga të gjithë.

Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI!

Populli do gjykojë", shprehet ai.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT