Lajmi se i janë bashkuar Veliajt, FRD e mohon: Nuk është e vërtetë

Politikë

Lajmi se i janë bashkuar Veliajt, FRD e mohon: Nuk është e

Kryetari i FRD Sali Shehu ka reaguar ndaj lajmit se kryesia e FRD-së ka zgjedhur t’i bashkohet Erion Veliajt në fushatën e Tiranës. Sipas njoftimit të zyrës së FRD lajmi është i pavërtetë dhe se personat që janë bashkuar me Veliajn sipas tyre punojnë si nëpunës të bashkisë të inkuadruar në bashki nën petkun e FRD-së.

"Kryetari i FRD, z.Sali Shehu reagon ndaj lajmit të pavërtetë të shfaqur sot nga disa media. Se pari lajmet dhe njoftimet publike te FRD dalin nga zyra e shtypit dhe shtabi elektoral i Frymes se re Demokratike dhe jo nga zyra e Erjon Velise! Se dyti personat ne fjale jane tre sahanlëpirës, të cilët punojnë si nëpunës të bashkisë të inkuadruar në bashki nën petkun e FRD-së. Këta personazhë pa identetit publik aq me pak politik, nuk përfaqësojnë dhe as nuk kanë përfaqësuar ndonjëherë FRD-në.

 Ky tetater i neveritshem eshte deshmi e qarte e krizes Velise dhe dhe sejmeneve te tij per humbjen e thelle qe i pret. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe gjithe Shqiperise ti bashkohen uraganit te madh popullort ë Aleancës për Ndryshim.” Data 26 Prill do te jete fillimi i fitores se madhe dhe dita e fundit e Velise ne zyren e tij", thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT