Tentoi të shuante zjarrin në shtëpinë fqinje, shqiptari në Itali pëson djegie të rënda

Aktualitet

Tentoi të shuante zjarrin në shtëpinë fqinje, shqiptari

Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Itali. Sipas medieve fqinje, një shqiptar i cili ka tentuar të shuajë i vetëm zjarrin që kishte rënë pranë shtëpisë së tij ka pësuar djegie të rënda.

Ishin zjarrfikësit ata që bënë të mundur nxjerrjen e shqiptarit nga banesa .

Tashmë 43-vjeçari ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë në terapi intensive në spitalin Circolo di Varese.

Mbrëmjen e së shtunës, një shpërthim ndodhi brenda një shtëpie ferme të pabanuar në Karbonat, e cila sapo ishte nxjerrë në ankand.

Shpërthimi shkaktoi zjarr. Dyzet e tre vjeçari, banues në shtëpinë fqinje, kur dëgjoi zhurmën që tronditi xhamat e lagjes u fut me shpejtësi në pallat nga frika se dikush ishte brenda.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shpëtimin e tij. Policia po heton shkaqet e shpërthimit dhe zjarrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion