Seanca në Kuvend zgjat vetëm 8 minuta, deputetët e opozitës plasin dhe kapsolle

Politikë

Seanca në Kuvend zgjat vetëm 8 minuta, deputetët e opozitës

Deputetët e Sali Berishës kësaj radhe në Kuvend përveç tymueseve kanë plasur edhe kapsolle.

Vetëm 8 minuta ka zgjatur seanca ku pritej të diskutohej për buxhetin e vitit 2024, pasi Rithemelimi sabotoi punën sërish siç ka bërë prej javësh. Në seancën ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, kësaj here ata plasën edhe kapsolle ndërsa nuk munguan as tymueset që mbushën sallën me tym.


Për shkak të kaosit kryeparlamentarja Nikolla kaloi në votim buxhetin e vitit 2024, akcizën e taksat. Deputetët e Lulzim Bashës, Acka, Bakiu, Jakupllari, Ulliri votuan kundër.

Në nisje të senacës deputetët e Berishës janë përplasur me punonjësit e Gardës për karriget, pasi Garda nuk i lejoi që t’i çonte në Foltore. 

ME TE LEXUARAT