Kuvendi i 11 dhjetorit, Bardhi: Berisha po u shpërndan delagatëve karta të falsifikuara të PD-së

Politikë

Kuvendi i 11 dhjetorit, Bardhi: Berisha po u shpërndan delagatëve

Ka nisur shpërndarja e kartave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhejtor.

Në këto karta janë përdorur edhe simbolikat e PD. Partia Demokratike, nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të saj, Gamzent Bardhi, i ka cilësuar si ilegale kartat e shpërndara me të dhënat e atyre që kanë kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

Kuvendi i 11 dhjetorit, Bardhi: Berisha po u shpërndan delagatëve

Nëpërmjet një emaili, Bardhi sqaron se logo e PD, përdorent vetëm me lejen e bazës. Ndaj sipas tij, duke qenë se nuk është autorizuar nga asnjë organ përfaqësues i PD, ato cilësohen si të paligjshme. Vetë Pd në një reagim tjetër sqaron se emaili i Bardhit nuk ka të bëjë me leximin e emrave, por me faktin që po shpërndahen bexha për datën 11 me logon e PD dhe Kuvendit Kombëtar, kujtdo që mendohet se është delegat.


Delegatët që kanë kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, janë duke shpërndarë karta, në të cilat janë të shkruar të dhënat e tyre personale, si dhe janë përdorur simbolikat e partisë.

“Në media është publikuar një email i Sekretarit të Përgjithshëm z. Bardhi drejtuar Degëve të Partisë. Duam të sqarojmë se email nuk ka të bëjë me leximin e emrave, por me faktin që po shperndahen bexha per 11-ten me logon e PD dhe Kuvendit Kombetar kujtdo qe mendohet se eshte delegat. Duke qene se nuk lejohet perdorimi I simboleve te partise pa autorizim, si dhe në vijim të ankesave të anëtatëve të Kuvendit për përdorimin pa leje të tyre të të dhënave nga persona të paidentifikuar, është sqaruar që dokumentet janë të fallsifikuara, të paautorizuara nga asnjë organ i PD. Për këtë shkak eshte derguar kerkesa ne dege per mbledhjen e informacionit per personat qe e kryejne kete proces të paligjshëm”, thuhet në reagimin e PD.

Emaili i Gazment Bardhit:

Në vijim të shqetësimit të shprehur nga disa anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PDSH për përdorimin pa të drejtë të të dhënave të tyre, në një dokument që përmban simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë, kam konstatuar se:

Është e vërtetë që në media dhe në rrjetet sociale janë publikuar disa dokumente me simbole të Partisë Demokratike dhe të dhënat e anëtarëve të Partisë Demokratike dhe/ose anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PDSH. Këto dokumente dhe përdorimi i të dhënave të anëtarëve nuk është autorizuar nga asnjë organ përfaqësues i Partisë Demokratike të Shqipërisë, dhe për pasojë ato janë dokumente të paligjshme dhe të falsifikuara, të prodhura nga persona të paidentifikuar dhe që nuk përfaqësojnë asnjë organ të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ky veprim synon të dëmtojë interesin politik të Partisë Demokratike, duke e shfaqur atë në sytë e opinionit publik si një celulë ilegale, ku cilido për intersin e tij personal mund të përdor simbolet e PD apo të dhënat e anëtarëve të PD.

Në përputhje me nenin 6 të Statutit të PD, ku theksohet se simbolet e Partisë Demokratike përdoren vetëm nga organet përfaqësuese të PDSH-së ose me autorizim të tyre, kërkoj përcjelljen e informacionit të plotë dhe të dokumentuar mbi personat që në Degët respektive administrojnë, shpërndajnë apo prodhojnë dokumente të tilla të paligjshme dhe të falsifikuara, duke keqpërdorur të dhënat e anëtarëve të PDSH.

ME TE LEXUARAT