Gruaja shtatzënë në protestë: Jam këtu për gocën që do të vijë në jetë, për të ardhmen e Shqipërisë

Politikë

Gruaja shtatzënë në protestë: Jam këtu për

Një qytetare shtatzënë ka përcjellë një mesazh emocionues gjatë protestës së zhvilluar në bulevard kundër projektit që ka nxitur debat dhe reagime të shumta publike.

Ajo tha se zgjedhi të merrte pjesë në protestë për vajzën që pret të vijë në jetë, si dhe për të ardhmen e brezave të rinj në Shqipëri.

“Jam shumë krenare sot. Unë jam Anxhi dhe jam këtu për gocën që do të vijë në jetë dhe për të ardhmen e Shqipërisë”, u shpreh ajo para protestuesve.

Në fjalën e saj, Anxhi theksoi se Shqipëria u përket qytetarëve të saj dhe brezave që do të rriten në këtë vend, duke kundërshtuar projektin që sipas protestuesve rrezikon interesat publike në zonën e Zvërnecit.

“Të gjithë ata që e kanë promovuar ndër vite Shqipërinë, nuk do të lejojmë që ajo të shitet. Shqipëria është e imja dhe e jona, e fëmijëve që kemi dhe e atyre që do të vijnë në jetë”, deklaroi ajo.

Në përfundim të fjalës së saj, qytetarja bëri thirrje për anulimin e projektit, duke kërkuar ndalimin e zbatimit të tij.

“Anulo projektin!”, ishte mesazhi i saj drejtuar institucioneve përgjegjëse.

ME TE LEXUARAT