Kujt i jep mesazhin e koduar ish-kryeministri? Berisha: Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë…

Politikë
Kujt i jep mesazhin e koduar ish-kryeministri? Berisha: Zot më mbro nga

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Top Story”, komentoi shpalljen e tij si non-grata nga Shtetet e Bashkura të Amerikës.

Demokrati u shpreh se shpallja non grata e bëri që të rikthehej në skenën politike.

Ndër të tjera Berisha u ndal te masa ndaj tij “arrest në shtëpi”, ku tha se “pasi dështuan me kontrollin e opozitës, zgjodhën arrestin tim pa anjë provë dhe fakt”.

“Nuk ka rëndësi për mua paragjykimi, ka rëndësi që unë të mos tërhiqem kurrë nga një kauzë e drejtë. Nëse dy vjet më parë apo edhe 3 vite, në këtë tezë Berishën e besonin një grup i vogël njerëz, sot ky grup është më i madh. Unë pata rastin në jetë të kem periudha më interesante në jetën e një njeriu, por kur unë u sanksionova për korrupsion, u thashë shqiptarëve dhe botës se ky është një vendim korruptiv. Gazetari i Bild, i cili deklaroi se ekzistojnë dokumente që provojnë se McGonigal është i implikuar në dosjen Berisha.ky ishte një grusht shteti kundër sovranitetit të një vendi anëtar të NATO. Të gjithë ne që kemi jetuar në diktaturë e dimë se sovraniteti i brendshëm i një vendi diktaturë nuk e ka populli, por e ka në duar diktatori.

Në Shqipëri u godit një njeri që nuk kishte funksione drejtuese në PD por ishte një avokat i qëndrueshëm i interesave të shqiptarëve. Më kthyen në skenën politike. Fakti që menduan ti jepnin vendit im një opozitë kukull, kjo bënte që Sali Berisha të mos pajtohej me këtë dhe i tha vetes 100 herë një thënie të vjetër “Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë”. Pasi dështuan me kontrollin e opozitës zgjodhën arrestin tim pas asnjë provë.”, u shpreh Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion