Kryebashkiaku i Tropojës thyen “arrestin shtëpiak” të vendosur nga SPAK, mbledh stafin në bashki
Lajmifundit
/
5 Dhjetor 2024, 18:49
Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, ka thyer masën e arrestit të shtëpisë, të caktuar nga GJKKO.
Tch mëson se ditën e sotme ai është paraqitur në ambientet e bashkisë dhe ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e administratës, e më pas është larguar.
Ndaj Byberit GJKKO caktoi më herët masën e arrestit të shtëpisë, ndërsa akuzohet për “shpërdorim detyre”, “Prerje e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrim i pronës”!
Në Facebook, është postuar edhe një foto e tij me një prej personave që kanë marrë pjesë në mbledhje


