Akuzohej si pjesë e grupit që trafikonte heroinë në Europë, fiton pafajësinë Kudret Rustemaj
Lajmifundit
/
5 Dhjetor 2024, 18:29
Aktualitet

Kudret Rustemaj ka marrë pafajësinë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ndaj tij rëndonte akuza për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, që merrej me trafikimin e heroinë me kamionë në shumë shtete të Europës.
Përfaqësuesi i tij ligjor, Ledion Branko, mohoi akuzat se klienti i tij kishte lidhje me grupin në fjalë, madje sipas tij nuk kishte prova bindëse që faktonin se Rustemajn ishte i përfshirë në aktivitetet e paligjshme të trafikut të drogës.
Kjo kërkesë u pranua në fund nga gjykatam duke shpallur të pafajshëm Kudret Rustemajn.


