Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj paraqitet në SPAK

Politikë

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj është paraqitur pak më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në SPAK.

Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku sapo ky i fundit mori detyrën. Pasi u largua në vitin 2013 nga Garda ai nisi karrierë politike, pasi u bë pjesë e Partisë Socialiste.

Më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin. Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015 ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidaten socialiste. Tashmë ai mban detyrën si kryebashkiak i Matit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion