Reshjet e dendura të shiut/ Lezha “mbulohet” nga uji

Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut/ Lezha “mbulohet” nga uji

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar mjaft problematika në qytetin e Lezhës.

Sistemi i kanalizimeve në qytet nuk e përballon nivelin e prurjeve dhe uji ka vërshuar në të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit.

Situata shfaqet tejet problematike në bulevardin "Gjergj Fishta", në lagjen "Besëlidhja", në bllokun e banimit “11 Janari” etj.

Niveli i ujit ka arritur në disa cm, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve, lëvizjen e nxënësve të shkollave, hyrjet e pallateve, hyrjet në bizneset e qytetit ku uji ka vërshuar në katet e para.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion