Kreu i SPAK, Altin Dumani personazhi i vitit, "mund" Ramën, Berishën e Metën në sondazh

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani është pa diskutim personazhi i vitit 2024 dhe me shumë gjasa jo vetëm duke pasur nje ndikim që askush tjetër më parë nuk e ka pasur.
Ai mori 2179 vota ne sondazhin e organizuar online ne ëebin e portalit Lajmifundit.al gjatë dhjetorit 2024, ku cdo lexues nga nje ip ka vetem nje te drejte vote.
Ky vleresim nuk përbën lajm pasi edhe media apo sondazhe të tjera kanë arritur në të njëjtin përfundim kohët e fundit.
Megjithatë sondazhi ynë pati të vecantën se emri i Dumanit u vendos përballë tri personazheve që kanë dominuar me dekada në Shqipëri, si Kryeministri Edi Rama, ish kryeministri e ish presidenti Sali Berisha dhe ish presidenti Ilir Meta.
Jo vetëm kaq, por duke iu adresuar një audience edhe më të madhe në Kosovë, në sondazh u përfshi edhe emri i Albin Kurtit.
E megjithë liderët e dekadave të fundit përballë, dy prej të cilëve i ka të pandehur, Altin Dumani ka marrë 40 për qind të votave.

Berisha ka marrë 16 për qind të votave duke sjellë një të dhënë të papritur me dy pikë më shumë mbështetje sesa kryeministri Edi Rama që ka 14 për qind të votave.
Albin Kurti ka marrë 11 për qind të votave, ndërkohë që 18 për qind e votuesve kanë zgjedhur të mos mbështesin asnjërin personazh.
Ilir Meta aktualisht në burg ka vetëm 2 për qind të votave.
Sondazhi konfirmon edhe njëherë se Altin Dumani ka arritur dicka që kurrë më parë nuk e ka arritur një prokuror apo gjykatës në vend duke pasur një ndikim dhe mbështetje të jashtëzakonshme përtej cdi pritshmërie në 5 vite të SPAK, prej të cilave në dy vitet e fundit është drejtues i saj./lajmifundit.al