Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi zbulon datën që i propozoi Begajt për zgjedhjet e 2025

Politikë

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi zbulon datën që i propozoi

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka përfunduar takimin konsultativ me presidentin Bajram Begaj, lidhur me datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Gjatë një prononcimi për mediat teksa dilte nga Presidenca, Celibashi tha se i propozoi Begajt datën 11 maj të vitit të ardhshëm është data optimale për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

“Për KQZ-në data optimale për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare është data 11 maj 2025”, tha Celibashi.

“Ne si institucion përgjegjës për përgatitjen e zgjedhjeve shohim datën 11, edhe pse kuptova që paska goxha diskutime për datat e mundshme, si datën e cila i krijon KQZ-së mundësinë për të përgatitur procesin e votimit nga jashtë në përputhje me të gjitha parashikimet.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor lidhur me votimin nga jashtë ku u bënë mjaft vonë, në të njëjtën kohë kur ngeli diskutimi në KQZ për të përgatitur nga pikëpamja rregullatore këtë proces, natyrisht që na shtyn të nxisim Presidentin e Republikës të jetë data më e përshtatshme. Ajo që ne konsiderojmë është thjesht dhe vetëm mundësia dhe koha që duhet në dispozicion për organizimin e zgjedhjeve”, tha Celibashi.

Më herët gjatë ditës së sotme, Begaj zhvilloi dhe një takim me përfaqësues të Partisë Socialiste. Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i PS tha pas takimit me Begajn se mazhoranca propozoi datën 11 maj 2025  si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.

PD zgjodhi të bojkotojë takimet me kreun e shtetit.

Javën e kaluar Begaj zhvilloi takime edhe me përfaqësuesit e partive të vogla.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion