“Korrupsioni, kancer i trashëguar i Shqipërisë”, Rama fjalim në Kuvend, deputetët e opozitës i bien tavolinave
Kryeministri Edi Rama fjala e tij në Kuvend, në diskutimet për projektrezolutën për korrupsionin, u shoqërua me kaos.
Rama tha se korrupsioni është një ‘kancer’ i trashëguar në Shqipëri, ndërsa opozita i binte tavolinave pa pushim në shenjë proteste, e disa prej tyre edhe flisnin me tone të larta.
“Nisma që merr jetë me ketë rezolutë buron nga nevoja e thellimit të kësaj lufte dhe reflekton nivelin e rritur të sfidës drejt BE me të gjitha detyrimet që burojnë prej saj. Kolegët e grupit të PS me siguri do të japin plot detaje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Unë do ta mbyll me dy nënvizime kyçe, i pari është për shqiptarët; jemi të vetëdijshëm se korrupsioni në Shqipëri është kancer i trashëguar, të cilin kundërvënia jonë me reforma dhe heqje dorë nga kontrolli politik i drejtësisë, ka nisur ta zmbrapsë.
Ndaj korrupsioni është fenomen shqetësues. Ndaj ne vijmë këtu në Kuvend me këtë nismë, e cila dëshmon qartë se kjo forcë politike jo vetëm nuk ka asnjë kënaqësi, por ka fuqi të brendshme për ndryshimin e vendit”, tha Rama.