Dhunonte vazhdimisht nënën e tij, dënohet me burg shqiptari në Greqi

Aktualitet

Dhunonte vazhdimisht nënën e tij, dënohet me burg shqiptari

Dhunonte vazhdimisht nënën e tij, dënohet me burg shqiptari në Greqi

Një 31-vjeçarin shqiptar është dënuar me burg nga gjykata e Heraklion në Greqi pasi akuzohet për dhunë në familje.

I riu shqiptar ushtrone dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij 58-vjeçare.

Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë seancës gjyqësore nëna e 31-vjeçarit, pavarësisht dhunës që ka përjetuar nga i biri, kërkoi që trupa gjykuese të jepte masë më të lehtë për të pandehurin.

Nëna shqiptare 58 vjeç kohët e fundit ka denoncuar pothuajse çdo muaj djalin e saj për dhunë. Por sa herë që çështja shkonte në gjykatë ajo e mbronte atë dhe cikli i dhunës vazhdonte.

Skaq, 31-vjeçari shqiptar rezulton i skeduar në të kaluarën për vjedhje dhe varësi nga droga./Maleviziotis.gr

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion