Komisioni Rregullator/ Nuri i PD-së: Mos e certifikoni rezultatin, 11 maji farsë elektorale! Xhina e PS: Zgjedhjet të lira, opozita në rreth vicioz

Politikë
Komisioni Rregullator/ Nuri i PD-së: Mos e certifikoni rezultatin, 11 maji

Komisioni Rregullator i vendosi sot 'vulën' përfundimisht rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë mbledhjes që nisi në orën 11:30, Komisioni miratoi numrin e votave, të mandateve dhe listave emërore për çdo subjekt zgjedhor për çdo zonë zgjedhore dhe në rang vendi. Vendimi u mor me rezultatin 3 vota pro dhe 2 kundër, teksa kaloi edhe nën për nen me tabelat dhe emrat përkatës.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri, tha se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira dhe as të ndershme, duke i bërë thirrje Komisionit Rregullator që të mos e certifikojë apo miratojë rezultatin përfundimtar.

Ai tha se jo vetëm farsë, por zgjedhjet ishin një rreth vicioz, ku u përfshi makineria shtetërore duke tjetërsua rezultatin.

“Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira, ishin farsë elektorale me manipulim, blerje dhe tjetërsim të votës së lirë. Ne si PD-ADSHM nuk i njohim këto zgjedhje si të ligjshme dhe Komisioni Rregullator të mos e certifikojë rezultatin. Mos u bëni pjesë e kësaj farse dhe mos e miratoni apo shpallni rezultatin e 11 majit”.

Ai përmendi edhe njëherë pretendimet për makinerinë shtetërore me paratë publike.

Por përfaqësuesja ligjore e PS-së, e rrëzoi pretendimin e kolegut demokrat, duke kujtuar se rrethin vicioz e ka krijuar opozita që nga nisja e procesit.

“Kemi një rreth vicioz, por të krijuar nga PD që nga fillimi i këtij procesi dhe beteja ligjore me ankimimet. Zgjedhjet ishin të lira”, tha Elena Xhina mes të tjerave.

ME TE LEXUARAT