Koçiu dënon fyerjet ndaj Iris Luarasit: Dhuna ndaj grave nuk tolerohet, nuk përfaqëson Shqipërinë europiane

Politikë

Koçiu dënon fyerjet ndaj Iris Luarasit: Dhuna ndaj grave nuk

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka dënuar incidentin e ndodhur sot pranë qendrës tregtare “Toptani”, ku një grup protestuesish iu afruan deputetes së PS, Iris Luarasi, duke e ofenduar teksa ajo po hynte drejt Kuvendit.

Koçiu e cilësoi ngjarjen si “dhunë të mirëfilltë dhe të shëmtuar”, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për protestë apo shprehje të zemërimit qytetar.

“Kjo nuk është as protestë, as shprehje e zemërimit qytetar. Është dhunë e mirëfilltë dhe e shëmtuar, e cila duhet dënuar me forcë, pa asnjë hezitim dhe pa asnjë justifikim.

Dhuna ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe deputetëve, veçanërisht ndaj grave, si në rastin e sotëm ndaj Iris Luarasit, është një akt i turpshëm. Aq më e rëndë bëhet kur nxitet nga vetë gratë.

Sjellje të tilla nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë Shqipërinë europiane”, shkruajti Koçiu në rrjete sociale 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion