Emri/ Vrasja e Altin Balliut në Korçë, Gjykata dënon me 25 vjet burg autorin

Aktualitet

Emri/ Vrasja e Altin Balliut në Korçë, Gjykata dënon me 25

Gjykata e Korçës ka dënuar të hënën me 25 vite burg shtetasin Olger Mustafa, i akuzuar për vrasjen e ndodhur më 17 janar 2019 ndaj shtetasit Altin Balliu.

Viktima, Altin Balliu
Në dosjen hetimore thuhet se i pandehuri, Olger Mustafa e ka qëlluar viktimën me 5 plumba, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Në sencën e mëparshme, prokurori i çështjes ka bërë ndryshimin e akuzën për të pandehurin Mustafa, ku nga “Vrasje me paramendim”, e akuzoi Mustafën për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.


Duke u mbështetur në këtë akuzë, prokurori Shytko i kërkoi gjykatës së Korçës, dënimin me 22 vite burgim, për të pandehurin Olger Mustafa.

Kjo masë dënimi u kërkua nga prokurori, duke llogaritur dhe akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Por, ndryshe nga çfarë kërkoi organi i akuzës, nga shqyrtimi i çështjes, Gjykata ka dalë në konkluzion se Olger Mustafa ka kryer një vrasje me paramendim dhe për këtë, e ka dënuar të pandehurin me 25 vite burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion