Himarë/ 22-vjeçari parkon makinën duke bllokuar zjarrfikësen, procedohet penalisht

Aktualitet

Himarë/ 22-vjeçari parkon makinën duke bllokuar

Një 22-vjeçar nga Tirana është proceduar penalisht në Himarë, pasi parkuar gabimisht makinën dhe bllokoi rrugën, duke penguar kalimin e një mjeti zjarrfikës në situatë emergjente.

Ngjarja ndodhi në rrugën “25 Marsi”, ku automjeti tip “BMW”, i drejtuar nga shtetasi A. Sh., ishte vendosur në mënyrë të tillë që pengonte kalimin e zjarrfikëses që po ndërhynte në një emergjencë.

Policia dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndërhynë menjëherë, duke shoqëruar 22-vjeçarin në komisariat dhe duke nisur procedimin penal për veprën “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Përveç ndjekjes penale, ndaj tij u vendos edhe një gjobë administrative prej 20,000 lekësh për shkelje të Kodit Rrugor.

Ky incident tregon se mungesa e përgjegjshmërisë në parkim mund të ketë pasoja serioze, sidomos kur pengohen mjetet e emergjencës që shpëtojnë jetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion