Vrasja e nënës 20-vjeçare, policia greke shpërblim 300 mijë euro “kokat” e autorëve

Bota

Vrasja e nënës 20-vjeçare, policia greke shpërblim 300

Policia në Greqi ka identifikuar vrasësit e 20-vjeçares dhe ka vendosur një shpërblim për këdo që jep informacione rreth tyre.

Mediat në vend raportojnë se vendimi për shpërblimin e atyre që kanë informacione rreth vrasësve të nënës së re në shtëpinë e saj para bashkëshortit dhe fëmijës 11 muajsh, u nënshkrua sot nga Ministri i Mbrojtjes Civile Michalis Chrysochoidis dhe Zëvendës Ministri i Financave Theodoros Skylakakis.

Njoftimi është si vijon: “Me Vendimin e Përbashkët Ministror të sotëm të Ministrit të Mbrojtjes Civile, Michalis Chrysochoidis dhe Zëvendës Ministrit të Financave, Theodoros Skylakakis, u shpall një shpërblim monetar prej 300,000 € për ata që kanë informacione që mund të çojnë në arrestimin e autorëve të grabitjes dhe vrasjes së 20-vjeçares më 11 maj.”

 
Si ndodhi ngjarja tragjike

Krimi tronditës,  ndodhi në orët e para të mëngjesit  kur disa  grabitës me kapuç hynë në një shtëpi në Glyka Nera, Atikë. Fillimisht, autorët vranë qenin e familjes. Pastaj ata thyen dritaren e katit të parë  dhe hynë në shtëpi. Qëllimi i tyre ishte të vidhnin gjërat më me vlerë.

Ata më pas kanë shkuar në dhomën e gjumit, ku ndodhej piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos. Pasi kanë lidhur 32-vjeçarin, personat e armatosur kanë shkuar në papafingo ku ndodhej 20 vjeçarja  dhe vajza e tyre 11 muajshe.


Grabitësit kanë torturuar 20-vjeçaren, dhe në fund e kanë vrarë duke e mbytur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion