Aksioni anti-drogë në Kapshticë, Gjykata liron nga burgu 4 efektivët e policisë, dalin emrat

Aktualitet

Aksioni anti-drogë në Kapshticë, Gjykata liron nga burgu 4

Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë zhvilloi masen e sigurisë për policët e Kapshticës të arrestuar nga Agjencia e mbikëqyrjes Policore si dhe për autorin, i cili u kap duke transportuar me automjetin e tij 6 kilogramë heroinë.

Gjykata në përfundim të seancës vendosi vleftësim si të paligjshëm të arrestimit të policëve si dhe pezullim nga detyra për:

1.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjës Turni ne PKK Kapshticë
2.Inspektor Franc Bylyku me detyrë N/specialist kontrollor ne PKK Kapshticë
3.Inspektor Lirim Hymetllari me detyrë Trupe sherbimi ne PKK Kapshticë
4.Inspektor Denion Myteberi me detyrë Trupe sherbimi kontroll vija e dytë ne PKK Kapshticë

Ndërsa për drejtuesin e mjetit gjykata vendosi masën arrest me burg.  Seanca zgjati 4 orë e 20 minuta.

Njoftim i Policisë :

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 10.06.2025 ora 10:00 seanca me objekt: “Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve VB, Y.D, L.H, D.M, F.B ku gjykata në përfundim vendosi:

1- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, ndaj shtetasit V.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 i Kodit Penal.

2- Mos vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj shtetasit Y.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

3-Mos vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj shtetasit L.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

4-Mos vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj shtetasit D.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

5-Mos vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj shtetasit F.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion