Kampi i emigrantëve në Gjadër, Rama intervistë me RAI3: Bëjmë detyrën si qytetarë europianë

Politikë

Kampi i emigrantëve në Gjadër, Rama intervistë me RAI3:

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për RAI 3, ka folur për kampin e emigrantëve në Gjadër të Lezhës, ku priten të strehohen 3 mijë refugjatë. Gjatë intervistës, Rama është shprehur se vendi ynë nuk është hera e parë që merr oferta të tilla, por kanë qenë të përshtatshme.

“Unë jam një socialist i çuditshëm dhe nuk besoj në llogoret ideologjike. Mendoj se gjërat mund të zgjidhen në mënyrë të përbashkët”, tha Rama.

-A do të pranojë Shqipëria kampe të tjera?

“Shqipëria nuk është hera e parë që merr të tilla oferta, por nuk kanë qenë të përshtatshme. Njëkohësisht është ndryshe kur bëhet fjalë për vendin fqinj. Kur thuhet Italia është Shqipëria, dhe kur thuhet Shqipëria është Italia”, vijoi më tej Rama.

 

ME TE LEXUARAT