Kaos në fluturim, 83-vjeçarja zbret gabimisht, duhet të zbriste në Athinë ku e priste i biri

Aktualitet

Kaos në fluturim, 83-vjeçarja zbret gabimisht, duhet të zbriste

Një e moshuar 83-vjeçare që donte të shkonte në Athinë nga Aeroporti i Nurembergut, gabimisht është dërguar në Aeroportin e Tiranës. Rasti i së moshuarës është publikuar nga gazeta gjermane Bild.

E moshuara e cila ishte në një karrocë me rrota dhe fluturimin e së cilës e kishte prenotuar djali që e priste në Athinë, u gjend papritur në aeroportin e Tiranës, pa  ditur se ku të shkonte.

Krejt e shqetësuar pasi gjendej jo në aeroportin e Athinës, 83-vjeçarja mori në telefon të bijën në Gjermani. Më pas shërbimi në aeroportin e Tiranës e pikasi atë dhe e ndihmoi, megjithëse e moshuara nuk fliste as gjermanisht dhe as anglisht.

Ajo u dërgua në një hotel pranë aeroportit, në pritje të fluturimit për në Athinë ku e priste i biri.  

Ndërkohë janë duke u shqyrtuar rrethanat e rastit për të zbardhur arsyen e zbritjes së të moshuarës në aeroportin e gabuar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion