“Kam ardhur me shumë frikë se ka dalë njëri që do të na hajë të gjallë”/ Rama ironizon Alizotin

Politikë

“Kam ardhur me shumë frikë se ka dalë njëri që do

Kryeministri Edi Rama, nga takimi elektoral në Librazhd, ka bërë sërish ironi me deklaratat e drejtuesit politik demokrat për Qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti.

Pak ditë më parë, Alizoti tha se Rama deshi të dalë përballë tij në debat, pasi ka qejf ta hajë të gjallë. Referuar kësaj deklarate, Rama u tha të pranishmëve në takimin e sotëm se ka shkuar me shumë frikë pasi ka dalë njëri që të ha të gjallë.

Më tej kryeministri vijoi ironinë, duke thënë se numri i të pranishmëve i ul pak frikën.

“Kam ardhur me shumë frikë dhe gati-gati isha duke u kthyer se ka dalë njëri që do të na hajë të gjallë. Por s’po e shoh gjëkundi. Duke ju parë kaq shumë dhe mua më del pak frika. Se kur thotë do hamë, ai ha me gjithë mend”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion