“Ka blerë vota”, Pjerin Ndreu padit për shpifje Mark Markun, i kërkon 50 milion lekë

Politikë

“Ka blerë vota”, Pjerin Ndreu padit për shpifje Mark

Kryetari i Bashkisë së Lezhës ka hedhur në gjyq, kandidatin fitues për deputet të dalë nga listat e PD-së, Mark Markun.

Me një padi që mban firmën e Pjerin Ndreut, kërkohet një dëmshpërblim prej 5 milion lekësh (të reja) nga i padituri Mark Marku.

Sipas pretendimeve të Pjerin Ndreut akuza është për shpifje dhe i referohet Nenit 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut  si dhe nenet 608,608,617  dhe 625/a të Kodit Civil.


Kujtojmë se përplasja mes Mark Markut dhe Pjerin Ndreut erdhi gjatë një emisioni televiziv, ku Marku  ka akuzuar pushtetin lokal për blerje votash. Marku akuzoi me emër kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu se ky i fundit ka blerë vota në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë krahas paditës Ndreu shkruan: Me shpifesit ska rruge tjeter…Shihemi ne Gjygj!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion