Ja kur bëhet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur sot që raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohet në datën 10 maj, ora 17:00.
Gjithashtu është vendosur që afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është data 15 maj ora 16:00, ndërsa një ditë më vonë në 16 maj në orën 10:00, do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave.
Kujtojmë se deri më tani nuk është dhënë asnjë emër zyrtar për Presidentin e ri.
Nderkohe, Taulant Balla, në Konferencën e Kryetarëve, ku u diskutua për zgjedhjen e Presidentit, ka deklaruar se i qëndron propozimit për të bërë votimin e parë në datën 16 maj në orën 17:00
“I qëndroj propozimit të bërë për të bërë votimin e parë në datën 16 maj në orën 17:00. Kjo datë është një datë e përshtatshme dhe brenda afatit që ka përcaktuar Kushtetuta”, është shprehur Balla.