"Ishte në top formë!" Rama pas takimit me Thaçin në Hagë: U çmalla

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit me Presidentin Hashim Thaçi në Hagë.
Rama shprehet se takimi me Thacin ishte një 'cmallje e nevijshme'.
Ai shtoi se 'gjithë ne jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as të futet në korniza të tjera sepse ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit sakrificave e të gjakut të dhënë për Kosovën e lirë demokratike dhe Sovrane'.
Deklarata e plote:
“Ishte një çmallje e nevojshme. Thaçin e gjeta në top formë. I bindur mbase dhe më shumë se kur e kam takuar më parë se kur të vinte këtu se ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërciprisht përpara drejtësisë pastërtinë e plotë të luftës çlirimtare dhe natyrisht dhe pastërtinë e idealit të luftëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe të udhëheqësve të uçk.
Nuk ka shumë për të thënë dhe natyrisht që të gjithë ne jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as të futet në korniza të tjera sepse ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit sakrificave e të gjakut të dhënë për Kosovën e lirë demokratike dhe Sovrane”