Ish-këshilltari i Trump, LaCivita tregon pse pranoi të punojë me Berishën “non grata”: Ka një sherif të ri…

Politikë

Ish-këshilltari i Trump, LaCivita tregon pse pranoi të punojë me

Ish-drejtuesi i i fushatës së Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit të 2024-ës Chris LaCivita ka treguar pse pranoi të punojë për opozitën shqiptare  edhe pse kreu i saj, Sali Berisha është i sanksionuar “non grata” nga SHBA. Në një intervistë për gazetarin Çim Peka në Syri Tv, ai tha se nuk ka qenë problem për të.

“Jo. Në fakt, pikërisht këto elemente e bënë kaq tërheqëse këtë garë dhe këtë mundësi. Në qoftë se kemi të bëjmë me të njëjtët persona të cilët e ndoqën penalisht Donald Trump-in, janë ata të cilët po ushtrojnë këto përndjekje ndaj shumë personave të tjerë, ndaj Berishës, personave të tjerë politikë këtu dhe në vende të tjera… prandaj ne duam t’i ndihmojmë konservatorët që t’i japim fund kësaj praktike.

Sikurse jam shprehur shpesh, që nga mesi i janarit, me Donald Trump-in, që kurse ai bëri betimin për në Shtëpinë e Bardhë, dhe si u bë president i Shteteve të Bashkuara… ne kemi një proverb në Amerikë, do të thotë “kemi një sherif të ri në qytet”. Dhe Donald Trump-i është “sherifi i ri”.

Dhe kjo gjen zbatim jo vetëm në skenën amerikane, por edhe në arenën dhe skenën botërore.

Janë të shumta çështjet të cilat i shpreh opozita, me të cilat është dashur të përballet, por këto i takojnë të shkuarës, sepse gjërat së shpejti do të ndryshojnë…” – thotë LaCivita.

ME TE LEXUARAT