Qëlloi me armë patrullën e policisë në Tiranë, del emri i të riut të arrestuar

Aktualitet

Qëlloi me armë patrullën e policisë në Tiranë, del

Pas te shtenave me arme ndaj patrulles se policise ne Rinas, forcat e rendit kane vene ne pranga autorin e ngjarjes, 

Nga sulmi me armë zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë që i riu, shtetasi Klajdi Buza, është arrestuar.

Sipas policise, ky person raportohet të ketë qenë i dënuar edhe 2 vite më parë për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Konkretisht, policia tha se i riu është arrestuar edhe në vitin 2022, pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës. Në vitin 2015, Klajdi Buza denoncoi vjedhjen e makinës së tij ‘‘BMË X 5’me targa AA 987 BC.

Një person qëllon me armë drejt policisë në Tiranë

Qëlloi me armë patrullën e policisë në Tiranë, del

Policia e Tiranës kishte informacion se një person ishte i armatosur dhe u organizua operacioni për kapjen e tij në afësi të zonës prane aeroportit të Rinasit.

Në momentin që efektivët i janë afruar, i riu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën.

Fatmirësisht, nuk ka efektive të lënduar. Pas të shtënave, policia ka arrestuar autorin.

Burime bëjnë me dije se i riu është person me precedent penal të mëparshëm.

ME TE LEXUARAT