Ish-gardisti Paro Laçi: Berisha urdhëroi vrasjen e Bashkim Finos, nëse do futej në Shkodër

Politikë

Ish-gardisti Paro Laçi: Berisha urdhëroi vrasjen e Bashkim Finos,

Ish-drejtori i klubit Partizani, njeheresh ish gardisti Paro Laçi, ka folur në Report Tv per ngjarje të pazbardhura më parë, të ndodhura në vitin e mbrapshtë të 1997. Paro Laçi thotë për Report Tv se Sali Berisha kishte planifikuar vrasjen e kryeministrit të asaj kohe, Bashkim Finos.

Paro Laçi thotë se nëse Bashkim Fino do të futej në Shkodër, me urdhër të Sali Berishës ishte planifikuar vrasja e tij.

Berisha ka dhënë urdhër, kam qenë në Kurbin, nëse Bashkim Fino do hynte në Shkodër do ekzekutohej. Ka qenë një plan i mirëfilltë. U dha urdhri i Berishës, nëse do tentonte dhe do kalohej Bushati.

Në Mamurras ka tentuar të vrasë Fatos Nanon, ka qenë i shoqëruar me grup të madh njerëzish. Flasim për ‘97. Bashkim Fino ka qenë plan i mirëfilltë.

Të dalin çunat Bushatit dhe të pranojnë urdhrat e Berishës me djeg Laçin, kanë vdekur njerëz në ‘91. Janë gjithë këto krime që rëndojnë mbi Berishën”, tha Paro Laçi.

"Është tentuar të merret peng Azem Hajdari në ‘96. Njëherë te Rogner kam qenë vetë prezent që i kam ndaluar. Do merrej peng dhe nuk e di ku do çohej, një rast tek qyteti studenti, ku janë godinat tek 21 dhjetori.

Ka qenë Flamur Noka, si student me Azem Hajdarin, kam qenë prezent që se kam lejuar atë grup. Njëherë pas muzeut, ku ndërhynte edhe e shoqja, bëri pak debat dhe unë largova çunat që kishin ardhur për ta marrë peng. Do ta merrnin peng për ta vrarë", tha Paro Laçi.

ME TE LEXUARAT