Vetëbesimi i tepruar, INSTAT: Shumica e aksidenteve shkaktohen nga "shoferët e vjetër"

Aktualitet

Vetëbesimi i tepruar, INSTAT: Shumica e aksidenteve shkaktohen nga

Shoferet e vjeter, me mbi 9 vite ne drejtimin e mjeteve mbajne peshen kryesore ne shkaktimin e aksidenteve vitet e fundit. 

Në tre vitet e fundit në Shqipëri janë regjistruar afro 3800 ngjarje rrugore.

Viti 2023 shënoi 10 % më shumë aksidente së viti 2022. Sjellja e drejtuesve te mjeteve ka qene shkak per 86,4 % të ketyre rasteve ndersa 13,6 % e aksidenteve kane ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorëve.

Shqetësim në numrin e lartë të aksidenteve përbëjnë shoferët e vjetër.

“Shumica e aksidenteve rrugore në Shqipëri ndodhin nga drejtuesit e automjeteve me mbi 9 vite eksperiencë në drejtimin e automjetit. Të dhënat bëhen të ditura nga Instituti i Statistikave”.

Kjo kategori ka shkaktuar 40 % të aksidenteve, e ndjekur nga kategoria 6-9 vjet leje drejtimi që zë 18,8 %.

Për ekspertët e sigurisë rrugore, kjo tendencë e shoferëve të quajtur të vjetër në drejtim lidhet me vetëbesueshmërinë e tepruar në njohjen e automjetit.

“Vet aksidenti është produkt i besueshmërisë së tepruar. Pasi kalojnë 5 vite në drejtim, rritet kjo besueshmëri e tyre. Ndërsa tek grupmoshat e vjetra kjo ulet, sepse rritet kujdesi në maksimum, ndërsa brezi i ri kur ka 5-7 vite ecën me shpejtësi, i merr kthesat shpejt dhe përmbyset”, shprehet eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha.

Gjatë vitit 2023, në aksidente janë përfshirë 1731 persona. Ndërsa vdekshmëria në ngjarjet rrugore ka rezultuar në 14,9 për 100 aksidente./klan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion