"Ironia e fatit"/ Kërkesa e Berishës për regjistrimin në zgjedhje në dorë të ish-ministrit të tij

Pas ankimimit të kreut të PD-së Sali Berisha në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, KQZ ka hedhur shortin për të caktuar relatorët.
Në shortin që u hodh ditën e sotme, kërkesën e Berishës për ankimim e ka marrë në dorë relatori Ilirjan Rusmali.
Por Berisha ka një histori të gjatë me Rusmalin. Kjo pasi ai ka qenë zv/kryeministër dhe Ministër i Drejtësisë në kohën e Berishës kryeministër.
Por rrugët e Berishës me Rusmalin janë ndarë prej rreth 10 vitesh, pas disa përplasjeve mes tyre.
Në vitin 2013, Berisha e hoqi Rusmalin nga lista e zgjedhësve si dhe më vonë nga strukturat e PD-së.
Por së fundmi Berisha dogji dhe mundësinë që Rusmali të bëhej Avokat i Popullit.
Rusmali do të paraqesë kërkesën për logon e PD-së si dhe argumentet e tij se kush duhet ta përdorë atë në zgjedhjet e 14 majit.






