Aksidentohet autobusi i ekipit turk, 14 lojtarë të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

Bota

Aksidentohet autobusi i ekipit turk, 14 lojtarë të plagosur, 2 prej

Autobusi i skuadrës së ligës së tretë turke, Alanya Kestelspor, është aksidentuar në orën 5:30 të mëngjesit.

Autobusi me futbollistët është përmbysur në njëri krah kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat e rrugës.

Më vonë, lojtarët u dërguan në spitalin e Alanya nga ekipet mjekësore që erdhën në vendngjarje.

Mësohet se pas aksidentit kanë mbetur të plagosur 14 lojtarë, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Pas aksidentit, presidenti i klubit, Levent ugur tha për “A Spor”: “Aksidenti ishte pak i rëndë, por fatmirësisht nuk humbëm asnjë jetë.

Trajtimi i lojtarëve dhe stafit tonë vazhdon. Një nga lojtarët tanë u dërgua në Antalia dhe një tjetër u operua këtu”. 

ME TE LEXUARAT