“Ia kemi borxh shqiptarëve”, Balla thirrje PD-së: Mbështesni shkarkimin e presidentit Meta

Politikë

“Ia kemi borxh shqiptarëve”, Balla thirrje PD-së:

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje Partisë Demokratike që të mbështesë Komisionin Hetimor që do ngrihet për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta.

Sipas tij, ky ndikim i PD-së të vihet në zbatim tek deputetët që janë ende në Kuvend, që tashmë janë bërë pjesë e listave të demokratëve në këto zgjedhje.

I ftuar në ‘Real Story’ Balla tha se deputetët e PS-së do ta mbështesin këtë iniciativë dhe do të firmosin për shkarkimin e Metës.

“Unë nuk kam asnjë dyshim që Kuvendi do ta miratojë, pasi 49 deputetë e kanë firmosur nga 35 qe nevojiten këtë kërkesë. Është një borxh që unë mendoj se ky parlament, pasi detyra i vazhdon detyra deri në 8 korrik, i ka shqiptarëve.

Thirrja ime, pa asnjë nuancë politike është e edhe PD duhet ta mbështesë këtë Komision Hetimor. Edhe pse nuk është në parlament, brenda deputetëve të opozitës parlamentare ka kandidatët që ishin në listat e PD-së, do i kërkoja demokratëve që me deputetët e vetë, ta mbështesin. Kjo është çështje e ezauruar. Venecia e ka dhënë përgjigjen.

Venecia, si një gjyqtar pa ekuivokë. Kushtetuta që kemi ne është prodhim i saj, i mendjeve të mprehta dhe të mençura të Venecias, dhe legjitimiteti i Kuvendi është legjitimuar nga ata. Për të mos harromë, presidenti nuk është pushtet në Republikën e Shqipërisë, por është institucion që del nga vullneti legjislativ. Edhe para dy vitesh kur nisën procedurën, jo të gjithë anëtarët firmosën, rreth 50 e bënë. Kushtetuta kërkon ¼ e Kuvendit për firmat.

Unë nuk kam dyshime që deputetët e PS do ta mbështesin pa asnjë lloj përjashtimi. Secili do të marrë vendimet e veta, por ka një kontratë me PS deri në 9 shtator. Edhe ata që nuk kanë kandidatura. Jam shumë krenar që po përmbyll mandatin e një grup të tillë parlamentar, pasi kam pasur grup stritik në të gjitha vendimet. S’kam pasur asnjë çedim në votimet tona me karakter politik. Është një vendim legjitim i këtij parlamenti, që do ta na imponohet, që Shqipëria mos të ketë më një president edhe një vit tjetër si Ilir Meta.”, tha Balla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion