Bujar Nishani flet për shkarkimin e Metës nga PS: Ka vetëm një “ndëshkim” për të…

Politikë

Bujar Nishani flet për shkarkimin e Metës nga PS: Ka vetëm

Në cilësinë e ish-kreut të shtetit, Bujar Nishani ka komentuar nismën e maxhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Nishani deklaroi në “Përballë” se kemi të bëjmë me një qëndrim të sforcuar të maxhorancës që nuk është serioz dhe në këtë rast dëmton imazhin e vendit. Ai theksoi se në rastin kur një president mban qëndrime politike, “dënimi” i vetëm mund të jetë largimi me votë në fund të mandatit.

“Unë në këtë rast, jam një person që kam qenë president republike. Kam rekordet e mia të sjelljes institucionale. Presidenti nuk mund të gjykohet për shkarkimin e tij për shkak të deklaratave të tij. Presidenti shkarkohet për shkelje të rëndë dhe tradhti ndaj vendit.

Është një qëndrim i sforcuar i maxhorancës. Mendoj që nuk është serioz. Qëllimet politike të presidentit gjykohen nga parlamenti dhe kur vjen momenti i votimit nuk e votojnë më.

Të tjerat pastaj dëmtojnë vetëm imazhin e vendit. Mekanizimi i vetëm që e shkarkon presidentin është Gjykata Kushtetuese. Nuk shoh që ka prova që presidenti ka kryer ndonjë shkelje të rëndë apo tradhti të lartë kombëtare”, u shpreh Bujar Nishani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion